“Ndodhet në reanimacion”, mediat letoneze japin detaje mbi ngjarjen

0
123

Mediat letoneze e kanë kryeartikull të tyre ngjarjen e regjistruar në një bazë ushtarake, ku humbi jetën ushtarakja shqiptare, Zarife Hasanaj. Portali më i madh, Delfi, shkruan se një nga ushtarët e plagosur është aktualisht në reanimacion pas operacionit.

Lajmin e bëri të ditur Komandanti i Forcave të Armatosura Letoneze, Leonid Kalninsh. Ai tha se incidenti ndodhi në orën 9.30 të mëngjesit kur u plagosën tre ushtarët shqiptarë. Një orë më vonë, Hasanaj ndërroi jetë. Ndërkohë një tjetër ushtar është në gjendje të rëndë, kurse tjetri është plagosur lehtë.

Nga të dhënat e ushtrisë shqiptare, dy ushtarët janë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe janë pezulluar të gjithë aktivitetet në bazë. Deri më tani dihet se ushtarët shqiptarë po neutralizonin një bombë të pashpërthyer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here