Standard.al

Jeta pas vdekjes: Burri përdor telepatinë dhe flet me botën e përtejme…

0

Një njeri i cili vdiq përkohësisht beson se e pa Parajsën- dhe ishte një kupolë e ndritshme dhe paqësore, e cila e ktheu në një qenie më të përparuar thuajse shenjt.

Kur ky njeri, i cili vetëm e jep emrin e tij si Uill, ishte më i ri, pinte shumë alkool dhe pësoi helmim të rëndë pej alkoolit dhe zemra e tij ndaloi përkohësisht rrahjen.

Image

Gjatë kësaj periudhe të shkurtër kur zemra e tij pushoi së rrahuri, Uill beson se ai ka parë një paraqitje të shkurtër të jetës së përtejme.

Duke shkruar për një fondacion i cili merret fiks me studimin e këtij fenomeni, ai deklaroi se gjithçka filloi kur trupi i tij nisi të fluturojë drejt një drite.

Dhe prej aty ai pretendon se kaloi në disa tunele të errëta një seri të tillash në fakt.

Image

Njeriu shkroi: ‘Sa më afër gjeta dritën, aq më shumë kuptova se çfarë po ndodhte. E dija se e kisha lënë trupin tim fizik dhe po kaloja në një dimension tjetër. Unë gjithashtu e dija se kisha qenë këtu më parë dhe se isha në ‘shtëpi’.

“Në të vërtetë froni ku mbërrita ishte një karrige guri me një dritë të ulur në të. Qenia që dukej ulur në të dukej i kënaqur me ardhjen time. S’ e pashë të qeshte por munda të ndieja buzëqeshjen e tij”.

Ai tregon se nuk pati një shkëmbim fjalësh me këtë krijesë por ama arriti të ‘ndjente’ atë dhe madje deklaroi se ka komunikuar në mënyrë telepatike me të.

Marrë nga: express.co.uk-

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.