Gjykata Kushtetuese është ‘eleminuar’ , Berisha: Një grusht shteti brenda shtetit

0
105

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, është shprehur se, mungesa e Gjykatës Kushtetuese po çon në krijimin e një grushti shteti brenda shtetit.

“Kriza është e paprecedentë në historinë e këtij vendi dhe ndoshta historike në historinë e një vendi edhe unike. Pse është unike? Sepse një sitem një regjim përjashtoi defakto totalisht atë pushtet që kushtetuta e cdo vendi i lë edhe opozitës. Me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese të gjitha kopetencat e saj i kalojnë qeverisë. Opozita është në minoranvcë dhe nuk ka vota për të bllokuar ligjet e thjeshta në parlament, por ka një institucion ku shkon ndjek ato ligje që ajo i konsideron në kundërshtim me frymën kushtetuese edhe interesat e saj. Ky institucion me qëllim të plotë u dekapitua dhe u krye një grusht shteti brenda shtetit”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here