“Çfarë ju bën të thoni se i kemi bërë detyrat?” Cakaj replikon me gazetarin: Duhet të lexoni më saktë…

0
108

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka replikuar me gazetarin Lutfi Dervishi. Ai i tha Cakajt se Këshilli i Europës vendosi si kusht përmbushjen e disa detyrave për hapjen e negociatave në qershor. Sipas gazetarit, nuk është përmbushur asnjë detyrë.

Ndërsa Cakaj i kërkoi Dervishit të shmangte opinionet subjekteve, duke shtuar se i takon Komisionit Europain të thotë nëse janë përmbushur apo jo detyrat.

Gazetari Lutfi Dervishi: “Po citoj konkluzionet e Këshillit, i cili vitin e kaluar në qershor, ishte dakord që Shqipërisë ti hapeshin negociatat në qershorin e këtij viti me kusht që bënin disa detyra.

Por nga konkluzionet e Këshillit nuk më rezulton asnjë detyrë e përmbushur.

Përfundimi i strukturave të reja në fushën e drejtësisë. Këshillimi kërkon përfundimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimit të OSBE-ODHIR. Pra nga gjërat specifike nuk është realizuar asgjë. Çfarë ju bën optimist të thoni se ne i kemi bërë detyrat?”

Gent Cakaj: “E kuptoj pyetjen tuaj, edhe pse leximi duhet të jetë më i saktë dhe vlerësimi juaj politik duhet të jetë i tjetër lloj.

Por mua nuk më takon të bëj replikë me një ju këtu. Nëse keni nevojë për diçka është kursimi i prej opinioneve subjektive dhe nëse detyrat tona janë përmbushur këto do ta thotë arbitri final më i lartë dhe objektiv për çështjen në fjalë që është Komisioni Evropian.

Në rast se Komisioni Evropian konstaton të kundërtën e asaj që po thoni ju atëherë ne po mbesim shpresëplotë që hapja e negociatave do të bëhet realitet bazuar në meritat që ka arritur Shqipëria në këtë proces”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here