Standard.al

Berisha bën deklaratën e fortë: Ose rrëzohet Rama, ose asgjesohet opozita

0

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i bindur se mosbindja civile do të largojë Edi Ramën nga posti i Kryeministrit.

Berisha tha se opozita nuk ka rrugë tjetër, ose do të rrëzojë Ramën, ose do të asgjesohet si opozitë.

“Jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket e largët për rrëzimin e Edi Ramës. Zgjedhje më 30 qershor nuk mund të ketë, për këtë të jeni të bindur”, tha Berisha.

Ai shtoi se Edi Rama sot demostron tërësisht sindromin e Ramiz Alisë në vitin 1990.

“Në 1990 Ramizi tentoi që të paraqiste pluralizmin politik përmes ca organizatave puniste, si Bashkimet Profesionale. Edhe Edi Rama këtë po bën sot dhe identic si Ramizi përsërit burg, burg, burg, ndërkohë që po i  bien dhëmbët një nga një”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me deklarimet e Ramës se Bindjen Demokratike e ka krijuar saliu, Berisha tha “Rama në çdo fjalë nxjerr dy gënjeshtra, po pse unë i urdhërova anëtarët e KQZ-së që të regjistrojnë Bindjen? Kjo është përqeshja më e madhe që Rama i ka bërë Astrit Patozit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.