Standard.al

Zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut/ Meta telefonon Pendarovksin: Bashkëpunim midis vendeve

0

Presidenti Ilir Meta ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin. Burimet konfirmojnë se Presidenti Meta i ka telefonuar Stevo Pendarovski duke e uruar për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare.

Stevo Pendarovski  zhvilloi një fushatë me konceptin “Një shtet për të gjithë”, një shtet ku nuk do të ketë padronë dhe qiraxhinj apo të nënrenditur, as qytetarë të rendit të parë e të rendit të fundit, e cila si duket ka rezultuar e suksesshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.