Bulevardi 8 milionë euro që u kthye në “Venezia”/ FUSHA sh.p.k e ndërtoi me vlerën më të lartë për 1.7 km

0
251

Fotot e bulevardit të Vlorës, i cili është përmbytur nga shirat e ditës së sotme, bënë xhiron e rrjetit, duke u shndërruar në meme e objekt talljeje.

Dosja.al mëson se tenderi për Bulevardin e Vlorës, është fituar nga kompania “FUSHA sh.p.k” , e cila ka pasur një ndër ofertat më të larta, thënë ndryshe rënditej e dyta për nga oferta e lartë, thënë ndryshe 999.999.932 lekë.

Por pavarësisht ofertës së lartë, e cila është pranuar nga qeveria, duke i besuar kompanisë “FUSHA sh.p.k” ndërtimin e bulevardit, i cili sot ishte i tëri nën pushtetin e ujit, cilësia lë për të dëshiruar. Këtë e tregojnë pamjet e sotme.

Më tej OpenProcurement.al liston rikonstruksionin e Bulevardit të Vlorës me fond limit 1. 1 miliardë lekë dhe me ofertë fituese pa TVSh 1 miliardë lekë. Në garë morën pjesë 6 operator dhe fitoi shoqëria “FUSHA sh.p.k”.

Proces-verbali në fjalë është mbajtur më 22.02.2018./Dosja.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here