Standard.al

Basha uron muajin e Ramazanit: Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor

0

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i PD-së, Lulzim Basha në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit shkruan se, “lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar”.

Urimi i Bashës:

Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar!  Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.