Standard.al

Basha takim me pedagogët: Arsimi ndodhet në krizën më të rëndë

0

Gjatë takimit me pedagogë për të prazentuar platformën dhe strategjinë e Partisë Demokratike për arsimin e lartë,

Kreu i selisë blu Lulzim Basha gjatë një takimi me pedagogët ka prezantuar platformën e PD-së për Arsimin e Lartë. Basha është shprehur se, arsimi në tërësi dhe ai i lartë në veçanti është prioritet kombëtar për opozitën.

“Jam këtu për të prezantuar platformën e PD-së për arsimin dhe arsimin e lartë në veçanti. Për të çuar përpara vizionin tonë. Arsimi i lartë në krizë të rëndë. Ne jemi këtu pas dis muajve që kulmuan me krizën e rëndë ku është arsimi i lartë. E tillë ishte lëvizja e studentëve. Arsimi ndodhet në krizën më të rëndë në këto 29 vite. Financimi i arsimit të lartë në pikiatë”, u shpreh Basha.

Në takim merrte pjesë edhe politikania e njohur evropiane, Doris Pack.

“Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë dhe të rëndë në 29 vjet. Ka pasur një krizë të madhe në financim në arsimin e lartë. Që nga viti 2013, ka pasur gjithmonë dhe më pak investime në arsim të lartë. Buxheti për Arsimin e Lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.