Video/ Habit Bardhi: Ftoni socialistët e legalistët…Është betejë për Shqipërinë, jo për partinë

0
81

“T’i japim fund këtij modeli qeverisës, këtij sistemi që i shërben oligarkisë dhe nëpërkëmb qytetarët”, ka deklaruar Bardhi gjatë një pronocimi për mediet.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, u shpreh sot se problem nuk është për të rrëzuar Edi Ramën, por sistemin që ai ka ngritur.

Bardhi tha se Edi Ramën mund ta mundin me zgjedhje, pavarësisht se si ai mund t’i organizojë, por problem nuk do të zgjidhet përsa kohë kemi një sistem të tillë.
Në një takim me të rinjtë dhe të rejat e degës nr 2 të PD-së në Tiranë, zyrtari demokrat vuri theksin në standardet që duhet të kenë zgjedhjet.

Sipas tij, aksioni i ndërmarrë nga opozita është një aksion qytetar dhe jo politik.

“Ne nuk kemi dalë për të kërkuar pushtet, por kërkojmë ndryshimin”, tha Bardhi, duke theksuar se pushtetin ne do t’a marrim vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, ne nuk po përballim forcën me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, por po përballim alternativën tonë me modelin qeverisës të Ramës, që ka ardhur në pushtet me banda dhe po mban pushtetin me forcë duke përdorur bandat dhe Policinë e Shtetit.

“Nga çdo sallë ne duhet t’i çojmë vetëm një mesazh Edi Ramës: ne nuk trembemi, beteja jonë është pa kthim, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli për zgjidhjen e çdo problem tjetër”, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka kërkuar nga të gjithë personat e angazhuar në strukturat e kësaj partie që të mos ndalin kontaktet me qytetarët.
“Një fjali duhet t’i thoni: është betejë për Shqipërinë, jo për partinë.

Ndaj ftoni socialist, ballistë, legalistë, në këtë betejë që është për Shqipërinë. Sqarojini se beteja për zgjedhje do të ketë kur të vijnë zgjedhjet, tani jemi në një tjetër betejë”, tha Bardhi.

Sipas tij, garancia është që kjo betejë do të çohet deri në fund, me vendosmëri, që është largimi i Edi Ramës.

“Rezultat tjetër beteja që kemi nisur nuk ka. Nuk e kemi qëllim në vetvete largimin e Edi Ramës dhe zëvendësimin e tij me një tjetër, kërkojmë të largojmë modelin e instaluar nga ai”, tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here