Standard.al

Shezai Rrokaj: Nuk dialogojmë me kryeministrin, pa opozitën nuk ka demokraci

0

Ish-deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj i ftuar në studion e “FaxNews” ka komentuar aksionin e opozitës. Rrokaj shprehet se protestat e opozitës e kanë përmbushur misionin e saj.

Statusi:

Protesta shkoi siç ishte ishte planikifuar, u tregua se politika e maxhorancës duhet kundërshtuar me forcë.  Është bërë e ditur nga opozita se nuk ka zgjedhje në 30 qershor, gjithashtu nuk do të bëhen zgjedhjet. Unë dua të them që dhe në diktaturë ka votime, por pa pjesëmarrjen e opozitës nuk ka demokraci.

Demokracia është zotëruar nga një dorë e cila ka kapur të gjitha projektet duke kontrolluar gjithcka.”

Ish-deputeti ka folur gjithashtu dhe për tërheqjen e mandateve vetëm nga ana e ish-deputetëve por sa i përketë kryebashkiakëve dhe personave që janë në këshillin bashkiak vazhdojnë ende qëndrojmë në postet e tyre.

Këto janë aksione të opozitës dhe është gjykuar që për momentin të digjeshin të gjithë mandatet. Largimi nga parlamenti ishte një akt shumë I rëndë dhe ekstremistë, por të mos harrojmë që dhe në Shqipëri kemi një ngjarje të  autokratizmit.

Në vijimësi të fjalës së tij ai ka folur gjithashtu për përshkallëzimin e protestave dhe një dialog nëse do të ishte e mundur mes opozitës dhe kryeministrit Rama.

“Aksioni i opozitës sot nuk është rotacioni që të vij opozita në pushtet por të vihet demokracia, dhe rikthimit të pushteteve të rëndësishme të pushteteve.

Nuk është mohuar asnjë herë dialogu, por ne nuk dialogojmë me kryeministrin i cili ka ardhur nga një votë e deformuar.

Dua të them që opozita ka një aksion të gjerë, nuk kërkon pushtet në tavolinë por zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Sa i përket protestës Rokaj është shprehur:

“Po veprohet në dy veprime themelore, e para është parlamenti pra protesta para tij dhe nga ana tjetër është  përgatitja e protestës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.