Punimet në rrjet, OSHEE: Zonat e Tiranës që do të ngelin pa energji nesër…

0
126

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Gaqo Tashko”, rrugën “Shyqyri Peza” dhe rrugën “Niko Avrami” pjesërisht.

Ndërprerja e energjisë do të jetë gjatë intervalit kohor 09:00-15:00.

Gjithashtu do të ketë shkëputje të energjisë elektrike edhe në rrugën “Mine Peza” pjesërisht gjatë intervalit kohor 09:30-14:30.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here