Publikohet video/ Ambasada e SHBA-së, ra në “kurth” prej gënjeshtrës së Ramës!!!

1
133

Më 27 Qershor 2018, kryeministi Edi Rama, deklaroi para shqiptarëve, se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, ishin hapur dhe se pritej vetëm 12 muaj që ky vendim të formalizohej. Kjo gënjeshtër e madhe, u shoqërua me një festë në rradhët e Rilindjes dhe me dekorimin e katër ambasadorëve shqiptarë në vendet e BE-së, për punën që kishin bërë për të bindur këto vende anëtare, për hapjen e negociatave. (shih videon me mashtrimet e kryeministrit).

VIDEO:

Por, në kurthin e gënjeshtrës së Ramës dhe zyrës së tij të propagandës, që po festonte një arritje të paqenë, çuditërisht kishte rënë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Nën drejtimin e ambasadorit Donald Lu, kjo ambasadë uronte popullin shqiptar, për hapjen e negociatave (!) (shih statusin më poshtë).

Pas samitit të Berlinit, kryeministri Edi Rama, e ka pranuar gënjeshtrën e tij të një viti më parë, duke deklaruar se negociatat të cilat ai i kishte konsideruar të hapura me Bashkimin Europian, në fakt nuk do të hapen në Qershor të këtij viti  dhe se Gjermania po diskuton shtatorin 2019, si datë për marrjen e vendimit, pa thënë nëse ai do të jetë pozitiv apo sërish hapja e negociatave do të shtyhet për një kohë tjetër./tpz.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kur so ta mbyllni kete menxyre mashtrimesh. Po si ore paska ra Ambasada SHBA ne kurthin e Rames . A jeni ne vete..cfare thoni… po si ka mundesi…Jeni o Zot o Zot..cfarr kazani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here