Noka i kthehet “ashpër” Patozit: Nuk është faji i PD-së, që partia jote i bindet padronit Rama

0
188

Partia Bashkimi Demokrat do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së për të regjistruar në zgjedhje Partinë ‘Bindja Demokratike’ të Astrit Patozit, me arsyetimin se vendimi është marrë pasi “vërtetimi i gjykatës i paraqitur në KQZ nga kjo parti nuk ka marrë formë të prerë.”

Ish-deputeti, Flamur Noka i është përgjigjur deputetit Astrit patozi, në rrjetin social facebook.

I cili shkruan se: ‘Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partizë e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të falsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.”

Reagimi i plotë i Flamur Nokës

Këto ditë më shumë se për krijimin e saj lajmi është se qytetarët akuzojnë ‘Bindjen Demokratike’ të drejtuar nga z. Astrit Patozi se ka falsifikuar firmat e tyre për krijimin e saj.

Në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të falsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partizë krijuese në kuzhinën e “Rilindjes”sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin.

Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partizë e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të falsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.

Urdhëri politik dhe i paligjshëm i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje.

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar nuk është parti fantazëm dhe as shtojcë dhe as nën urdhrat e Partisë Demokratike. Z Patozi këtë fakt e di shumë mirë pasi me kryetarin e saj njihet mirë sepse dikur e kemi ftuar të jetë në koalicion me PD .

Kërkesa e saj e ligjshme për të anuluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama.

Edi Rama le të krijojë sa parti të dojë, me apo pa firma falco. Opozita shqiptare është e vendosur se zgjedhje farsë, me parti falco, nuk ka për të patur as në 30 Qershor, as në 30 Dhjetor!, shkruan Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here