Kumbarot dhe politika!!! Filluar në 2005 dhe vazhdimi. Këmbanat për rrëzimin e Teatrit….

0
134

 

Violeta Murati

Nje shkrim botuar ne Standard ne shkurt te vitit 2015, dhe ribotuar ne 2019 per te pare dhe kuptuar parshikimin dhe rrjedhen e ngjerjeve….

Lajmi i dhënë dje, sipas preferencës mediatike, qoftë nga Ministria e Kulturës ashtu dhe Teatri Kombëtar, s’duhet të habisë askënd, pse Teatri Kombëtar po zhvendoset nga qendra për në Liqenin Artificial, në një ndërtesë plehrë, edhe pse është shtetërore. Aty ku është sot Teatri, në qendër, bëhet e ditur se do të ngrihet një ndërtesë shumëfunksionale! Paratë janë të Ministrisë edhe një fond grek. Me këtë realizohet projekti i famshëm i ish-ministrit të atëhershëm

 

 

Lajmi i dhënë dje, sipas preferencës mediatike, qoftë nga Ministria e Kulturës ashtu dhe Teatri Kombëtar, s’duhet të habisë askënd, pse Teatri Kombëtar po zhvendoset nga qendra për në Liqenin Artificial, në një ndërtesë plehrë, edhe pse është shtetërore. Aty ku është sot Teatri, në qendër, bëhet e ditur se do të ngrihet një ndërtesë shumëfunksionale! Paratë janë të Ministrisë edhe një fond grek. Me këtë realizohet projekti i famshëm i ish-ministrit të atëhershëm, Edi Ramës, pikë për pikë: ndërtimi i një qendre shumëfunksionale, e papërcaktuar, ku brenda do të integrohet edhe Teatri Kombëtar. Ky projekt në atë kohë u hodh poshtë nga artistët, të cilët ishin me kontratë kolektive dhe mbroheshin nga sindikatat. U provokua komuniteti artistik dhe projekti u tërhoq. Deri në vitin 2004, projekti qendrën shumëfunksionale qëndroi i fjetur. U rrotulluan lloj-lloj historish që lidheshin me rënien e zjarrit, me flakën e kashtës që mbante çatinë e teatrit. Por të gjitha përpjekjet ranë për të lëvizur Teatrin prej andej, jo vetëm nga nostalgjikët, por edhe vetë politika kishte përçarje e pasiguri për këtë.

Para mbarimit të mandatit të PS-së, pati edhe një rilindje të sforcuar nga ish-këshilltari i ministrit të Kulturës, Arben Kumbaro, për të aktivizuar çështjen e “grantit grek”, duke vënë në lëvizje edhe Parlamentin. Por dështoi. Kështu, atë që nuk e realizoi në ëndrrat e tij ish-këshilltar i Ministrisë së Kulturës, Arben Kumbaro, para vitit 2005, e realizoi tani Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kumbaro i parë nuk la gur pa luajtur që të lëvrohej granti i famshëm grek, dhënë pikërisht për teatrin ku ndoshta “fshihej” edhe ndërtimi i qendrës shumëfunksionale. Ka një histori më të hershme se kjo e Kumbarove.

Nga artistët u kryqëzua ish-drejtori i Teatrit, aktori Xhevdet Ferri, i cili u bë prijës i projektit për ndërtimin e qendrës shumëfunksionale në ndërtesën e amortizuar të Teatrit. Ndërsa zërat nga brenda bënin presionin më të madh, duke kujtuar se aty ishin ngjitur breza në skenë dhe nuk mund “të shembej çatia” aq lehtë, edhe pse ndërtesa e sotme e TK-së është ndërtuar në kohë lufte nga italianët, duke shërbyer si mjedis argëtimi, prej nga shpesh është edhe ironizuar me këtë fakt. Për të tjerë kjo ndërtesë simbolizonte fillesat e teatrit shqiptar e të tjerë memoria shërben si “vend argëtimi” për diktatorin, ku shpesh salla e saj kthehej në sallë gjyqesh, dënimesh me vdekje për intelektualët e kundërshtarët politikë.

Pra, një kakofoni historish sa ishte e vështirë të mos binte realisht flaka. Po ashtu një kakofoni politike, duke lejuar interesat dhe duke përdorur njerëzit, qofshin këta dhe intelektualë, si pirueta qëllimesh jo artistike.

Si duket, edhe drejtori aktual, Hervin Çuli, i është bashkuar këtij projekti, pa asnjë rezistencë, madje nga dje, ka deklaruar në media me “entuziazëm” fals se po shkojnë të vendosen në një mjedis “goxha të madh” dhe që “është në qendër të Tiranës” (nënkupto Liqenin Artificial????!!!). Procesi i transferimit është bërë fakt dhe bëhet me dije se fillimisht do të rikonstruktohet ndërtesa për të çuar Teatrin Kombëtar, më pas do të mendohet mbi të ardhmen e ndërtesës aktuale të TK-së. Aktorët e Teatrit, të punësuar me kontrata individuale, përveç frikës së vendit të punës, të sapofituar, nuk kanë asnjë peshë tjetër përgjegjësie se mund t’u ketë marrë mendimin s’bëhet fjalë. Tashmë kjo kategori artistësh vazhdojnë të trashëgojnë kulturën e të “kapurit nga politika”, përderisa kështu ndërrohen e mbrohen edhe vendet e punës!

Në mars pritet tenderi për rikonstruksionin, të quajtur tashmë qendra shumëfunksionale, si dhe të Teatrit të Operas dhe Baletit. Por, në këtë rast, kur jepet gjithë ky informacion “i fshehtë” nga Ministria e Kulturës dhe TK, s’mbetet gjë tjetër veçse të “ndërtohet” një mur i ri, mes ministres Kumbaro dhe komunitetit të artistëve, si duket e zgjedhur për ta shndërruar këtë varfëri të kulturës në kazermë politike.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here