Standard.al

Jo vetëm në print/ Shfletoni online gazetën “Standard”, çdo ditë në webin “standard.al”

0

Gazeta “standard”, e cila del në treg çdo ditë prej thuajse 15 vitesh, tashmë mund ta shfletoni edhe online. Një bote që gjithnjë e më shumë po “kontrollohet” nga teknologjia, nuk mund ti shmangesh, por më shumti t’i përshtatesh.

Kështu në webin zyrtar të gazetës “ standard.al” do të gjeni çdo ditë pasdite, gazetën e plotë të hedhur në versionin PDF. Aty mund të shfletoni të gjithë gazetën standard si një libër, nga faqa e parë deri në faqen 16. Gjithnjë me objektivin për të qenë pranë lexuesit sa më thjeshtë e dhe lehtë.

Por sigurisht që shtypi mbetet “dashuria e parë” dhe për këtë lajmin e thelluar me kafen e mëngjesit,  analizën e ditës në gazetë, komentet dhe opinionet mund ti gjeni si fillim vetëm në versionin print. Gazeta e plotë në versionin online do të hidhet vetëm pasdite, për ata lexues që janë më shumë të lidhur me teknologjinë dhe për ata që jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të blejnë dorazi gazetën në print.

Dhe pikërisht sot në ditën ndërkombëtarë të lirisë së shtypit, nuk mund të mos bëjmë apel për më shumë përkrahje për median e shkruar nga lexuesit dhe sigurisht sa më shumë profesionaliziëm e kurajo nga gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre fisnike. Studimet e publikuara së fundmi flasin për një gjendje të përkeqësuar të medias  e shtypit në veçanti e për më tepër për kontroll dhe shtypje të pavarësisë editorale nga politika.

Kjo ditë e shënuar e sotmja le të shërbejë si një reflektim për të gjithë kolegët gazetarë, kryeredaktorë e drejtorë, që mbi të gjitha në detyrën e tyre, mos harrojnë qëllimin kryesor të medias: informimin e pavaruar dhe të vërtetë.

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.