Standard.al

Në skenën e “Engjejve…”të Kumbaros të gjithë puthen dhe një nudo!!!

0

 

Në skenën e “Engjejve…”të Kumbaros të gjithë puthen dhe një nudo!!!

Luiza Xhuvani puthet me Luli Bitrin ne skenën e “Engjejve…” të Kumbaros

 

Media si gjithmonë, këtu në Shqipëri, duket sikur e sheh për herë të parë diccka që nuk është normale, apo tabu. Puthja e dy aktorëve në shfaqjen “Ëngjejt e Amerikës” me regji të Arben Kumbaros ka bërë bujë e shpërndarë në foto, për të treguar historinë homoseksuale që tregon vepra.

Por Laert Vasili e Donald Shehu nuk janë të vetmen puthje homoseksuale në skenë. Në një moment të shfaqjes është edhe aktorja Luiza Xhuvani që puthet në buzë me Luli Bitrin në rolin e ëngjëllit.

SHkrepëtimet në atë shfaqje duket sikur vijnë më tepër si shenja ekzibicioni për të mbushur mediat me “tekste” positive se sa një rast regjie. Dihet se regjisori Arben Kumbaro është një teknicien teorik por në aspektin e krijimtarisë gjithnjë ka pasur probleme, edhe pse kritika këtu nuk është funksionale. Por edhe në rastet kur tenton një mendim, plasin konfliktet dhe sherret mes njëri tjetrit, pasi janë projekte që kushtojnë e financohen në të shumtën e herës për hir të klaneve dhe krahëve politikë.

Pas puthjes me Laertin, Donald Shehu nudo në shfaqjen e Kumbaros

 

 

Kur skena e puthjes kishte kaluar mes Laert Vasilit dhe aktorit Donald Shehut, në shfaqjen e regjisorit Arben Kumbaros “ëngjejt” nuk ndalin ekstravagancën. Dashuria pothuaj e pamundur e dy homoseksualëve, çfarë po ndodhte në botën amerikane të ’90-ës, sigurisht nuk linte jashtë skenës dhe skenat e forta erotike, qoftë shtrirjen nën çarçafë të dy aktorëve Laert Vasili dhe Genti Deçka, po ashtu dhe rebelimin e aktorit Donald Shehu, ky I fundit në një lidhje dashurie të fshehtë me homoseksualin më të madh të Amerikën, Roy i cili po jetonte grahmat e fundit të jetës, sëmurë nga SIDA.

Është pikërisht kulmi i kësaj krize në Amerikën e ’90-ës, që e shndërroi në tekst dramatic Tony Kushner, edhe ky vetë homoseksual, titulluar “Engjejt e Amerikës”, që e solli premierë në Tiranë regjisori Kumbaro, duke e nxjerr totalisht në pah këtë pjesë të seksualitetit, madje dukej një shfaqje më qëllim të tillë, të thyerjes së tabuve.

Por kjo nuk mund të quhet tabu, në fakt, kur shoqëria jonë duket se nuk e ka dhe aq të vështirë tashmë të artikulojë në skenë puthje homoseksualësh, nudo, apo zhveshje artistike.

Megjithatë kjo vepër e Kumbaros nuk besojmë se do mbahet mend gjatë, sepse është një vepër konsumi ku është kujdesur më shumë të shndërrojë aktorët në personazhe seksualiteti se sa në situata aktoriale. Këtë e zbuloi edhe skena kur aktori Donald Shehu në nxitim, a rebelim të gjithë kaotikës së jetës së tij intime, del nudo në skenë. Zhvesh rrobat, me vrull, dhe kthehet mënjëherë mbrapsh, me ngurimin për ta treguar organin  mashkullor – por, ama, i kthyer me kurriz trupi i tij lakurqi mbulohet me të shpejtë nga aktori Laert Vasili.

Në fakt, ky moment do dukej një situatë erosi e pastër, por nuk ndodhi kështu. Laerti Vasili e tradhëtoi “lojën”, ndërsa Donaldi u bë aktori që provoi skenën nudo, edhe pse me përpjekje të ngruta, e të ndrojtura.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.