Standard.al

Gent Cakaj lëshon perlën e radhës: Nëse nuk hapen negociatat…Fajin e ka BE-ja…

0

Nga “Rilindja”, po hidhet ideja se një përgjigje negative në qershor nga BE për hapjen e negociatave, mund të mos jetë faji i qeverisë. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i ftuar më emisionin “Open” në Top Channel.

Cakaj deklaroi  se politika brenda BE-së ndikon në mundësinë e dhënies së një rekomandimi pozitiv këtë vit.

Robert Rakipllari artikuloi qartësisht se në këto 6 vite janë bërë “0 hapa përpara për integrimin e Shqipërisë”.

“Procesi i integrimit varet nga një reformë e dyfishtë, ato që ndodhin në Shqipëri, përmbushja e kushteve dhe procesi reformator që po karakterizon BE-në”, tha Cakaj.

“KE do ta publikonte raportin Shqipërinë në fund të majit. Do e publikojnë pas zgjedhje të PE. Indikator që procesi po bëhet politik”, shtoi Cakaj. /

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.