Standard.al

U ekzekutua gjatë grabitjes në Rinas/ Del autopsia, si u qëllua Admir Murataj

0

Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Rinas, njëzet e dy ditë pas grabitjes ka dalë edhe autopsia. Ky i fundit, i cilësuar si ‘truri’ i grabitjes mbeti i vrarë në të njëjtën ditë teksa tentoi të shpërqëndronte policinë, në mënyrë që bashkëpunëtorët e tij të largoheshin me thasët me 6 milionë euro.

Autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, shkruan A2CNN. Kjo gjë bëri që fytyra e Muratajt të ishte e paidentifikueshme dhe është dashur ndërhyrja e familjarëve për të kuptuar nëse bëhej fjalë për të njëjtin person.

Gjatë grabitjes ai mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Admir Murataj, ngeli i vrarë në grabitjen spektakolare të 9 prillit 2019, ku u morën 6 milionë euro.

Raportimi për vrasjen e tij, është se ai vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Murataj, bashkë me një grup të tjerë, 6 prej të cilëve janë arrestuar, kishin organizuar një sërë grabitjesh. Mister mbetet ende fati i parave dhe personi që qëlloi mbi Muratajn.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.