“Nuk lanë krim pa bërë”, Tufa i “përvishet” Brahos: Akuzat e shpifjet pasurojnë dosjen në Gjykatë

0
94

Në postimin e tij, drejtori i Institutit të krimeve të Komunizmit Agron Tufa shkruan se me ofendimet, shpifjet dhe akuzat e pavërteta, që i janë bërë nga deputeti i PS, shprehet se nuk janë gjë tjetër, veçse pasurojnë dosjen e tij në Gjykatë, pasi para një jave Tufa e paditi deputetin socialist në Gjykatën e Tiranës, për shpifje dhe denigrim të figurës.

Tufa, ka sqaruar akuzat dhe ofendimet që i janë bërë prej deputetit Spartak Braho, duke iu përgjigjur këtij të fundit me citime nga ligji.

Postimi i plotë i Agron Tufës:

Dëshpërimi i enveristëve ka një shkak: meqenëse pëgjatë 45 viteve (1945-1990) nuk lanë krim pa bërë dhe na e shndërruan Atdheun në Katakomb të lemerishëm, duke ç’nderuar vetveten, tani janë kapur me thonj e dhëmbë të shpëtojnë një vit luftë (1944), që dominohet nga protagonizmi i fortë i PKJ-së, Miladinit, Dushanit dhe çirakut të tyre Enver Hoxhës:

E përditshmja “Transheja e kuqe” në shpifjet e radhës ndaj meje, ka rënë dëshpërim të plotë. Sigurisht me këto ofendime, shpifje e akuza të pavërteta, Deputeti dhe Gazeta pasurojnë Dosjen e tyre në gjykatë. Sot, thotshte me gojën e deputetit, sikur unë paskam falsifikuar përmbajtjen e ligjit tonë organik nr. 10242, datë 25.2.2010. Pjesa e falsifikuar (shtuar), sipas tij, qenka ajo që “krimet e komunizmit: i sheh dhe para datës 29 nëntor 1944. Këtë pjesë, thotë Deputetua, e paskam shtuar unë (!). Se sa qëndron kjo, mjafton të ndiqni Ligjin në fjalë që është i aksesueshëm.

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është përgjigjur deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e sherrnajës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here