Habit Lleshaj. Policia të merret me qytetarët dhe pastaj me kriminelet… Si ta kuptojmë këtë???

0
100

“Policia, në botën demokratike, duhet të merret me qytetarët së pari. Pastaj me ata që janë problematikë, por jo vetëm me problematikët”.

Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një takimi me një grup maturantësh në Kukës. Lleshaj ka venë theksin se duhet të marrë fund marrëdhënia polic- qytetar, që është e ngritur mbi baza paragjykimi. Pra, sipas tij qytetarët nuk duhet ta shohin më Policinë si dashakeqëse që ka detyrë t’i vendosë gjoba, të ndëshkojë dhe të dëmtoj, ashtu sikurse nga ana tjetër edhe Policia duhet t’i shohë qytetarët më tepër si bashkëpunëtor.

 “Kontaktet janë e vetmja gjë, që bën që Policia dhe publiku ta kuptojnë njëri-tjetrin si një komunitet, pjesë e të njëjtit komunitet. Zakonisht dhe, për fat të keq edhe për shkak të historisë sonë, ne kemi tentuar që Policinë ta shohim si pjesën që ka detyrë të na kufizojë, ndëshkojë, gjobitë, dënojë, lidhë etj. Nga ana tjetër Policia e ka konsideruar publikun në mënyrë indiferente dhe është marrë vetëm me pjesën e keqe, ku janë ata njerëzit me probleme, kandidatët e mundshëm për të bërë krime, kriminelët e mundshëm, ose ata që janë ndërkohë kriminelë. Në fakt Policia, në botën demokratike, duhet të merret me qytetarët së pari. Pastaj me ata që janë problematikë, por jo vetëm me problematikët”, tha ministri.

“Policimi në Komunitet” është një nga programet që pritet të marrë “jetë” në Policinë e Shtetit, nëpërmjet së cilit synohet që të ofrohet më shumë siguri në shkolla, e ndërsa ftoi gjimnazistët ta shohin si mundësi konkrete bashkimin me Policinë e Shtetit.

“Policisë i duhen të rinj e të reja. Kështu që është shumë e rëndësishme që ju të mendoni për t’u bashkuar me Policinë e Shtetit në role të ndryshme. Për arsye se s’mund ta kërkojmë sigurinë që të na vijë nga të tjerët. Nuk mund të themi që – jo unë për vete nuk përfshihem, por sigurinë e dua. Sigurinë duhet ta ndërtojmë së bashku. Por në të njëjtën kohë duhet të jeni të bindur që përfshirja në Policinë e Shtetit është e lidhur me sfida të jashtëzakonshme”, u shpreh Lleshaj.

Ai e konsideroi sfidë çështjen e sigurisë publike dhe detyrë kryesore të Policisë së Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë që ka parandalimi i krimit përmes bashkëpunimit me qytetarët. Në këtë kontekst, Lleshaj përmendi mundësinë që të rinjtë e gjithë qytetarët, të denoncojnë në Polici edhe nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here