Denoncimet/ Manjani “ofertë” për Patozin: Do ja kisha dhënë firmën time…

0
107

Kur çdo ditë dalin të dhëna dhe denoncime mbi firmat false për regjistrimin e Bindja Demokratike në gjykatë, reagon ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

“Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik”, shkruan Manjani.

Statusi:

Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për rregjistrim.

Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u rregjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë.

Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë!

Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat fallco.

Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here