“Presion me heq taksën”/ Haradinaj “shuplakë” të fortë Ramës: Flet ndryshe me të huajt, ndryshe për shqiptarët

0
147

Kryeministri shqiptar përdor demagogjinë patriotike kur u adresohet shqiptarëve, por përdor një gjuhë krejt tjetër me të huajt. Këtë të vërtetë që njihet botërisht e ka faktuar edhe homolohu i tij i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Duke rrëfyer për samitin e Berlinit ai ka pohuar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi, në sy të të gjithëve shefave të shteteve në Berlin, për ta hequr taksën 100% për produktet serbe. Haradinaj madje ka shtuar një detaj që dëften shumë për karakterin e Ramës: “Ai mi bënte këto kërkesa në gjuhë të huaj që ta dëgjonin edhe të tjerët se ishte kundër meje”.

“Dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vshtiri ish. Edhe presidenti (Thaçi-shen i Lapsi.al)), edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.

Por në nëntor të vitit të kaluar, Rama gjatë një takimi të dy qeverive në Kosovë ishte treguar më katolik se papa në mbrojtje të taksës 100%. Madje atëhere ai e kishte konsideruar atë një masë të detyrueshme politike: “Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike” e pati mbrojtur ai taksën ekstreme të vënë nga qeveria e Kosovës.

Atëhere kujt Rame ti besojmë, atij që flet për patriotët, apo atij që do të shtiret ndryshe tek liderët perendimorë?/Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here