Standard.al

Mati në protestë/ Jemi kundër ndërtimit të HEC-eve, të mos devijohet lumi…

0

Që prej orës 10:00 të ditës së sotme banorët e Matit janë ngritur në protestë para bashkisë së këtij qyteti pasi kërkojnë që të mos ndërtohen HEC-et në këtë zonë.

Banorët janë kundër devijimit të lumit në parkun Zall-Gjocaj ku po zhvillohen punimet e një HEC-i. Ata theksojnë se do të mbrojnë me çdo kusht bukuritë natyrore të Matit.

Me pankarta në duar ata shprehen se do të ngelen pa ujë nëse ndërtohet hidrocentrali dhe kërkojnë nga shtetit që të ndërpritet projekti i devijimit të lumit.

“Më këtë ujë sigurohen jo pak po 7 mijë ujë dhe këta banorë në të ardhmen do të ngelen pa ujë. Kjo nuk lejohet me ligj. Kjo është shkelje e ligjit.”, u shpreh ambjentalisti Sazan Guri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.