Standard.al

Arben Kumbaro një ngjarje homoseksualësh në politikën shqiptare?!

1

Arben Kumbaro një ngjarje homoseksualësh në politikën shqiptare?!

Një regjisor politik i mbyllur si Arben Kumbaro

Nëse në Amerikën e viteve ’80 kriza e sëmundjes së AIDS (Sida), ishte në kulmin e saj, dëmtimi i shtresës së ozonit, po jepte këmbanat e alarmit, reformat politike të Gorbaçov, po i jepnin fund Luftës së Ftohtë, – në Tiranë nuk mendojmë se këto tema përbëjnë shqetësim!!! Por nëse e mendojmë si një mësim historiko sociopolitik do duhet që regjisori Arben Kumbaro të mos e kufizonte thjesht si çështje harmonie apo paqeje kur vendosi ta realizonte shfaqjen “Ëngjëjt e Amerikës” të Tony Kushner.

Megjithatë pothuaj 30 vjet pas shkrimi të dramës, skenimi në Shqipëri duket se ka pasur arsye të mëtejshme nga regjisori shqiptar. Përfaqësimi i Roy Cohn si një personazh i rëndësishëm politik, që mohon homoseksualitetin dhe sëmundjen e tij dhe të çdo vërtetë tjetër, duke e përcaktuar veten me një fjalë: I ndikuar, për realitetin tonë do të ishte: implikimi ose kapje e shtetit.

Fijet politike të personazheve të Kushner janë komplekse, ndërsa lidhja e tyre me realitetin tonë aktuale e bëjnë faktete të tilla si degradimi politik, korrupsioni dhe konfliktet e pafundme politike e bandash kriminale që kanë çuar edhe në kapjen e shtetit – por këto nuk artikulohen duke bërë që “dritat” e kësaj shfaqjeje të lëshohen pak zbehtë në gjysmë errësirën e skenës.

Në një produksion të tillë kaq ekzibicioniste – fluturimet me imagjinate, ka një kohezion ku Kumbaro bëhet i drejtë. Por në fakt, asgjë në dukje nuk e lidh këtë shfaqje, nëntekstin e saj, me realitetin tonë…Kjo duket më shumë punë e regjisorit për të shfryrë mungesën e temave, ankthit a frikës për t’ju përgjigjur intelektualisht gjendjes.

Ne, mund ta marrin si një parashikim për klimën ku ndodhet Shqipëria, kaosi dhe politikat e jashtme. Kur reflektimi mbi luftën e homoseksualëve, – kujtojmë se shfaqja ka nëntitullin “Një fantazi homoseksuale mbi Temat Kombëtare” – vjen si kërkesë e qartë për barazi.

Disa pranojnë se çdo gjë që ka të bëjë me homoseksualët ose komunitetin e LGBTQ është edhe politike. Lufta e trupave, një grup homoseksualësh që rrëfejnë jetët e t yre, ku politika dhe metafizika bëhen dimesione personale.

Ja skena origjinale: Një përgjigje eksplicite ndaj një krize të veçantë sociale – përgjigje e vonuar e Shtëpisë së Bardhë ndaj epidemisë së SIDA-s, që shkatërroi popullsinë homoseksuale në SHBA në vitet ’80-të.

“Ëngjejt” mund të duken të rëndësishëm për pavdekësinë. Tani nuk është SIDA, por lufta bërthamore ose ndonjë sulm terrorist në Amerikë, që afrohet si prespektivë e rrëzikshme në imagjinatën popullore. Kjo është pamja përtej kontinetit. Duken madhore, krejtësisht të arsyeshme për botën intelektuale që zhvillohet atje. Pyetja jonë është: Cila është klima e frikës dhe zemërimit për regjisorin Kumbaro, që në thelb trajton atë çfarë ndjente dramaturgu Kushner?! “Ëngjëjt” e Kumbaros shfaqen zbehtë, në kontekstin e portreteve morale të lidhjeve njerëzore, duke kaluar nëpër një fashë të lehtë të shfaqjes së falsitetit mes miqsh, të dashuruave dhe të huajve. Peresonazhet duken të humbur në hapësirën e krijuar nga regjisori ynë, ndërsa fokusi emocional rrëshqet në periferi të marrëdhënieve.

Produksion gri, ku muret e errëta, në gri,  që ndyrshon gjendjet në skenë, dhe fizikisht mjediset pa ndryshuar ngjyrë nga spitali në zyrë. Pamjet e Tiranës janë pothuaj të njëjtat më ato që ofrojnë produksionet e vëna edhe në skenat botërore. Këtu nuk ka lëvizur fantazia për të pasur diçka origjinale.

“Ëngjëjt e Amerikës”, të Tony Kushner u sollën në Tiranë në një megalomani skenike, tek “Art Turbina”. Salla është si të shohësh një ndeshje basketbolli – këtë fjali do ta përmendim sa herë të shohim shfaqje, pasi aktorët mezi dëgjohen për shkak të pozicionit piramidë të stolave, duke i detyruar aktorët të ulërijnë, ose më mirë të thuhet të çirren.

Nuk ishte një shfaqje potente, por një shfaqje ekzibicioni, ashtu siç është në stilin e punës së Kumbaros për të “zaptuar” hapësirën skenike.

Është gati një teatër i dhunshëm për nga “mbulesa” që vesh dramën. Aktorët minimizohen me lojën e tyre, e shpesh shndërrohen në miniatura të zbehta nga arroganca e trajtimit regjisorial, të përdorur prej tij vetëm për veprimet skenike – siç e marrin gjithë mediat, puthjen e dy aktorëve, a kapjen prej  bythe të tyre, për të dëshmuar se kështu është homoseksualiteti.

Sa për temën është shumë më e thjeshtë të thuash se krijonte një tension të panevojshëm me dëshirën për të mbaruar sa më shpejt, për t’i dhënë fund spektaklit prej 2 orë e gjysëm.

Dy çiftë që grinden në distancë, që duket se po i thonë lamtumirë njëri tjetrin, si fund dashurie – të përfshin mënjëherë në skenë. Një është çift homoseksualësh të interpretuar nga Laert Vasili dhe Genti Deçka, dhe çifti tjetër është më normal mes Ina Gjançit në rolin e Haper, e cila pas konfirmimit se bashkëshorti i saj është homoseksual tërhiqet në fantazitë të ushqyer nga droga, dhe Donald Shehu në rolin e Joe, një nëpunës republikun në zyrën e një gjyqtari, i cili pranon pa shqetësim hemoskesualitetin e tij.   Drama është një trajtim kompleks, sa metaforik ndonjëherë edhe simbolik për sëmundjen e shekullit siç ishte trajtuar SIDA, e homoseksualiteti në Amerikën e viteve ’80-të.

Jemi në pjesën më perverse të Nju Jorkut, një një godinë spitalore, ku çmenduria, fantasia, sëmundja e sidës dhe homoseksualiteti ndërthuren me njëra tjetrën – pa kufinj- duke konsideruar një raport dashurie, sa ç’mund të jetë e mundur dashuri. Kumbaro e ka zgjidhur duke thënë se është dashuri, dhe kërkim paqeje. Shfaqja ka disa rrëfime që herë pas here ndërpriten.

Por qënia njerëzore në këto eksplorime psikike del në zanafillë. Si përdoret trupi i njeriut, lufta e trupave, jashtë kontekstit hyjnor, e aq më pak fetar, e bën dramën një pështjellim, gati kakofonik. Një reflektim personal i regjisorit përderisa ka zgjedhur t’i japë publikut shqiptar një histori që nuk gjen dhe aq përkime. Por ndoshta edhe gjen, nëse hyjmë në aferat e prokurorëve e politikës. Homoseksuali më i famshëm i Nju Jorkut është prokurori i çështjeve më të rëndësishme që vdes në mizeri, në imoralitet, në një llum psikologjik, – i infektuar nga Sida, si “damkë” e gjithë  jetës së tij të errët publike. Roy Cohen ka zbuluar se po vdes, duke refuzuar të pranojë publikisht se është homoseksual, i cili gënjen se ka kancer në mushkëri, i cili ndiqet nga fantazma Ethel Rosenberg, që ishte ekzekutar si spiune komuniste, bazuar në jetën e vërtetë të Ethel Rosenberg, kundër së cilës Roy pati lobuar. Aktori në këtë rol është Helidon Fino – i shkëlqyer në tmerrin e tij emocional e psiqik, me pushtet dhe forcë në skenë.

Plotësi tjetër e ngjarjes është aktori Genti Deçka, në rolin e Prior (një aktor natyrshëm i talentuar, zbuluar vonë prej regjisorëve, ose lënë në hije prej tyre), që kalon disa tronditje pas takimit me ëngjëllin (në rol Luli Bitri, me ulërima të forta që e dhunin pamëshirshëm skenën) ku si duket zbulimi i një libri mistik krijojnë raportet me njeriut dhe hyjnores, në një ëndërr të panatyrshme. Këtu qëndron një fare filozofie e dramaturgut mbi fuqinë e njerëzimti për të ndryshuar dhe krijuar – ku janë pak të errëta mendimet se si përparimet e njerëzimti në tokë i shkaktojnë Qiellit vuajtje ng a dridhjet e tërmetit. Personazhet sillen në këtë tmerri sëmundjesh, e shpikjesh e tronditje morali. Lufta përfundon në vitin 1990. Quhet lufta e madhe, pasi të gjithë kanë rrëfyer jetët para statujës ëngjëllore.

Regjisori Kumbaro e ka parë këtë shfaqje si predikim të dashurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit me njëri tjetrin. Duket se kjo shfaqje i jep Kumbaros “statusin” e regjisorit politik të mbyllur. “Ëngjëjt e Amerikës” i ka dhënë Tony Kusner, dramaturgut amerikan,  çmimin “Pulitzer” . Vetë Kushner ishte një homoseksual, dhe pjesën e ardhur në Tiranë e shfaqi si një fantazi e një gay mbi temat kombëtare. Kjo ishte një vepër e porositur, që fillimisht u shfaq si ëorkshop në maj të 1990. Por premierën e pati në vitin 1991, e vënë në skenë nga kompania Eureka Theatre të San Franciskos, e më pas u shfaq premierë edhe në Londër dhe ka vazhduar vëniet në skenë më ’94 në Azi, e 2013 u paraqit në festivalin e Edinburgut, si dhe më 2014 në Teatrin e Singaporit. Një përshtatje është bërë dhe në Modena më 2007, dhe i njëjti prodhim u zhvillua për tre ditë në Madrid, në vitin 2012. Rikthehet në Londër në prill 2017, në Teatrin Kombëtar, dhe në vitin 2018 u propozua për gjashtë çmime “Olivier Aëards”, duke përfshirë edhe çmimin për “Ringjalljen më të mirë”. Kushner preferon që teatraliteti të jetë transparent. Vetë dramaturgu ka shënuar se me inskenimin e veprës  shfaqja paraqet një stil prezantimi, me mbajtjen e skenës duke evokuar deri në një minimum informacioni, ku rekomandon ndërrime të shpeshta të skenës, (pa ndërprerje)  ku momentet e magjisë, imagjinohen e realizohen plotësisht, si iluzione teatrale të jashtëzakonshme. Kushner është një admirues i Brehtit, prej të cilit praktikoi stilin e prodhimit teatror, ku i kujtohet shpesh audiencës së është në teatër.

Ndërrimin e skenave “pa asnjë ndërprerje”, e ka respektuar edhe Kumbaro duke lejuar audiencën të marrë pjesë në ndërtimin e botës teatrale. Kjo vepër është adaptuar për film, opera dhe muzikë. Shfaqja e Kumbaros i ngjante më shumë një skenë operistike se asaj të teatrit. Për publikun e huaj shfaqja është komentuar shumë emocionuese, sidomos për audiencën amerikane ku  “The Neë York Times” e ka ndalur vëmendjen në dialogun dhe eksplorimin e çështjeve sociale. Në të kundërt, është shkruar për këtë shfaqje duke e konsideruar Kushner një dramaturg të dorës së dytë, që thjesht jep jetën e tij homoseksuale. Por polemika ka pasur edhe për sinqeritetin e trajtimit të homoseksualitetit dhe AIDS, dhe lakuriqësinë mashkullore, duke e quajtur thjesht këtë teatër një  “luftë kulturore”, për të cilën ka pasur edhe protesta.

Në Tiranë duket s’ka kallëpe ku ta futësh mendimin e Kumbaros, politikë? Jo, ndoshta dhe po. Për shumë arsye lufta e trupave, lakuriqësia mashkullore e homoseksualiteti ndërsa mbeten një lloj grerëze për diskutime publike sigruisht mbajnë në rastin e Tiranës edhe kontekste politike.

A.Kaloti

Standard.al

 

1 Comment
  1. regjisor? says

    Regjizor Kumbaro .
    Ai teater do ishte me i plote si skene homoseksualesh politike duke filluar me prostitutat politike qe e mbshtesin si Kumbaro,Asllani, Godole, Germenji,Kodheli etj etj.Vepra e ketyre femrave eshte thellesisht antikombetare per shkak te servilizmit te tyre neverites. Vegla pushteti korruptiv e gjakpires,armiq te kultures e popullit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.