U ekzekutuan me breshëri plumbash/ Familjarët përlotin rrjetin: O Zot çfarë dhimbjeje

0
103
Familjarët e dy të rinjve që u vranë një natë më parë me breshëri plumbash në qendër të qytetit të Laçit kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

Krahas një fotoje që ka publikuar një nga të afërmet e dy viktimave, Mikel dhe Jani Jushi, ngushëllimet nuk kanë fund. Me fjalë të ndjera, të afërmit shprehin dhimbjen për humbjen e dy kushërinjve.

Na keputet shpirtin Joni dhe Keli!!!”- shkruan e afërmja e tyre krahas fotos dhe më tej vijojnë komentet e shumta.

Dhimbje e madhe.Zoti ju forcofte per te perballuar kete humbje te madhe.Pushofshin ne paqe,“- komenton dikush.

“Shuuuume e dhimbshme!!! Ngushellime, Zoti ju forcofte!!!“- shkruan një tjetër.

Mikel dhe Jani Jushi, kushërinj mes tyre u vranë një natë më parë në qednër të qytetit të Laçit. Ata ishin ulur në një local dhe kanë filluar të diskutojnë me dy autorët. Pas debatit kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, por kur dy kushërinjtë kanë vënë re që autorët kishin armë me vete, kanë tentuar të ikin me vrap.

Autorët, Vincenc Pali (Bushi) dhe Markel Gjonbushi, I ndoqën nga pas me breshëri plumbash dy kushërinjtë dhe i vranë.

Mikel dhe Jani Jushi, përkatësisht 30 dhe 35 vjeç, u transportuan në një spital privat në Tiranë për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht nuk mundën t’u shpëtojnë plagëve të marra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here