Standard.al

Alarmante/ 270 komisionerë vdesin duke numëruar votat në Indonezi

0

Mësohet se gati shtatë milionë persona po ndihmonin për të llogaritur dhe vëzhguar zgjedhjet e 17 prillit.

Më shumë se 270 komisionerë zgjedhjesh në Indonezi kanë vdekur, shumica nga sëmundje të stimuluara nga orët e tejzgjatura të punës duke numëruar miliona fletë votimi me dorë, tha një zyrtar.  Arief Priyo Susanto, zëdhënësi i KQZ-së, tha se 1878 të tjerë kishin rënë sëmurë. Personeli pritej të punonte gjatë natës në një të nxehtë të pazakontë, që shkaktoi një lodhje shumë të madhe fizike.

Ishte hera e parë në këtë vend me 260 milionë banorë që zgjedhjet presidenciale u bashkuan me zgjedhjet parlamentare rajonale dhe kombëtare për të kursyer para.

Rreth 80% e 193 mijë votuesve hodhën fletët e votimit në 800 mijë qëndra votimi.

Por ky numër kaq i madh votues ka pasur nevojë për një staf të përkohshëm zgjedhjes, që ndyrshe nga nëpunësit, nuk ka kaluar nëpër kontrollin mjekësor më parë.

Ndaj, 270  punonjës të zgjedhjeve kanë vdekur nga sëmundjet që u stimuluan nga lodhja e madhe.

KQZ e Indonezisë ka planifikuar të kompensojë familjet e të vdekurve me nga 36 milionë rupi (2500 dollarë) për secilin, e barabartë kjo me pagën minimale të një viti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.