Standard.al

Vdes 36-vjeçari në Istog

0

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetent policore”

 

Një 35 vjeçar u gjet dje pa shenja jete në një kasolle druri në fshatin Kaliqan në Istog. Dy dëshmitarë kishin njoftuar në polici se viktimën e kishin gjetur të shtrirë në tokë në një kasolle druri. Afër viktimës është gjete dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë. Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion .“Raportohet se dy dëshmitarë meshkuj K/Shqiptar në një kasolle druri (stan) e kishin gjetë të shtrirë në tokë fqiun e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë. Afër viktimës është gjete dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetent policore”, njofton PK. Nderkohë, mbrëmë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për lajmi.net se dyshimet e para janë për vetëvrasje. “Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajete është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetimi i Vdekjes”, ka thënë Nikçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.