Spanja voton sot për qeverinë e re; Ekstremi i djathtë duket surprizë

0
117

 

Në Spanjë po votohet për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjen e senatorëve të rinj. Të drejtën e votës e kanë 36.893.976 qytetarë për zgjedhjen e 350 deputetëve të  rinj dhe 208 senatorëve. Votimet e fundit në Spanjë janë zhvilluar në 26 qershor të 2016.

Për të qenë pjesë e parlamentit në votime marrin pjesë parti tradicionale, socialistët e kryeministrit  Pedro Sanchez, nacionalistët baskë e katalanas dhe ekstremi i djathtë që mund të bëhet pjesë për herë të parë e parlamentit spanjoll. Me votimin e sotëm spanjollët zgjedhin legjislaturën e 13 në 42 vite demokraci.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 09:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 20:00 të darkës. Sipas analistëve në Spanjë asnjëra prej forcave politike nuk mund të sigurojë votat e nevojshme për të qeverisur dhe pritet që të formohen koalicionet e nevojshme që do t’i japin spanjollëve dhe qeverinë e re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here