Salianji: Qeveria po zhvat qytetarët! “Parimi që Rama e tha dhe e zbatoi!”

0
121
Me një postim në “Facebook”, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shprehet se qeveria shqiptare vijon të vjedhë çdo ditë qytetarët. Sipas tij, PD-ja do t’i japë fund njëherë e mirë kësaj skeme zhvatëse të qeverisë mbi qytetarët.

Salianji ka ftuar qytetarët dhe fermerët e Korçës në protestën kombëtare të frontit opozitar, e cila është vendosur të mbahet me 11 maj në Tiranë.

“Qeveria vjedh përditë shqiptarët që të vjedhë zgjedhjet dhe pasi vjedh zgjedhjet, gllabëron përseri gjithë pasuritë publike dhe zhvat qytetarët në një cikel vicioz! Ky ështē parimi që Rama e tha dhe e zbatoi! 1.35 miliard lek janë shpenzuar për këtë urë, ndërkohë që fermerët e kanë të pamundur që të kalojnë në anën tjetër sepse ura e mjeteve është e shkatërruar! Ne do ti japim fund këtij modeli, në 11 Maj bashkohuni në Tiranë, qeveria është shërbëtore e qytetarëve dhe jo pronare e jetës së tyre!”-shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here