Standard.al

“Rinasi”/ “Daja” nuk flet, çfarë pritet të ndodhë nesër me kosovarin

0

Ragip Hajdini, i njohur si “Daja” qëndron prej 48-orësh në qeli i dyshuar si një nga organizatorët kryesorë të grabitjes së Rinasit, ndërkohë nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, duke mos dhënë sqarime.

50-vjeçari u arrestua ditën e premte në Plazhin e Golemit pranë Shkëmbit të Kavajës pasi emri i tij u zbulua nga dëshmia e Alkond Bengasit, tashmë në statusin e “Dëshmitarit të Penduar” të Drejtësisë. Hajdini i cili ka qenë në hetim edhe në vendin e tij për zhdukjen e 25 kg ar në komisariatin e Pejës në vitin 2012, pritet të dalë para togave të zeza, ditën e nesërme ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ndërkohë që Hajdini është i dyshuar edhe për një grabitje të ndodhur në Dibër të Madhe në vitin 2014.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.