Në kërkim nga drejtësia belge dhe shqiptare; Arrestohet 27 vjeçari grabitës nga Kurbini

0
101

 

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme përmes  operacionit të policisë të koduar “Adriatiku”.

27 vjeçari me inicialet E.K. banues në Kurbin kërkohej për llogari të drejtësisë belge në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge.

Ndërkohë që në bazë të njoftimit të policisë thuhej se për 27 vjeçarin Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në një vendim të 25 prillit 2019 ka caktuar masën “arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal” .

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i  koduar “Adriatiku”.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i kërkuar për llogari të drejtësisë belge në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge,  ku si  rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Në vijim të këtij operacioni, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Adriatiku”, për kapjen e një pjestari tjetër të organizatës kriminale i shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Në bazë te informacioneve të marra në rruge operative dhe pas një punë të mirë organizuar,  u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit  E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal” .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here