Standard.al

Ish-oficer i ushtrisë! Tronditëse/ “Kam vrarë 7 gra”, rrëfimi i vrasësit serial

0

Hetuesit, gjykatësit, prokurorët e kanë përshkruar ngjarjen si kriminale dhe tmerrshme.  35-vjeçari është dukur thuajse i qetë kur iu dha masa e sigurisë dhe fjalët e tij kanë qenë: “Jam dakord për paraburgimin”, shkruan gazeta greke “Zougla”.

Gjykata e Nikozias ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasësin e dyshuar të 7 grave, mes tyre edhe dy vajzave të vogla të moshave 6 dhe 8 vjeçe.

Edhe pse ngjarja ka bërë bujë të madhe, është raportuar edhe prej mediave më në zë globale, 35-vjeçari ka dalë thuajse i qetë përpara gjykatësve, duke pranuar fajin. Për çudi të të gjithëve, i dyshuari është një ish-oficer i ushtrisë, raportojnë mediat greke.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja u trumpentua me të madhe si një krim i tmerrshëm, në kufijtë e horrorit. Kjo ka bërë që asnjë avokat të mos e marrë përsipër të mbrojë të dyshuarin, së paku deri tani. Ajo që ka habitur më shumë është se 35-vjeçari ka treguar vetë se ka kryer 7 vrasje.

“Kam kryer 7 vrasje. Aq janë, nuk janë më shumë”, ka qenë fjala e tij përpara hetuesve. Gratë e vrara dhe më tej të hedhura në një liqen nga i riu qipriot janë kryesisht nga Filipinet. Në Qipro jeton një komunitet i tërë nga Filipinet. Kundër 35-vjeçarit rëndojnë një sërë akuzash, 7 vrasje të rënda me paramendim dhe të tjera.

Procesi ndaj tij u mbajt me kushte të forta të sigurisë. Burri vrasës ka pranuar se ka hedhur trupat e viktimave në liqen, pasi i kishte ngarkuar në valixhe. Qindra e mijëra qytetarë kanë protestuar për rastin e rëndë. Ndërkaq, për ngjarjen reaguan edhe politikanë të lartë të vendit, duke e dënuar me forcë atë që ka ndodhur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.