“Edi Rama faleminderit që na ke futur në punë”/ Video hit në rrjet, mesazhi i emigrantëve…

0
126

Emigrantët shqiptarë kanë gjetur një tjetër mënyrë për të protestuar ndaj premtimeve të pambajtura të qeverisë ”Rama”.

Ata kanë filmuar veten në mes të një sere të mbjellur me perime e ndodhur në Siçili, nga ku i kujtojnë Ramës premtimet për punësimin e 300 mijë personave.

”Edi Rama faleminderit që na ke futur në punë , ato 300 mijë vende që ke premtuar ja ku i kemi këtu në Siçili. Ndoshta atje në Shqipëri je punësuar vetë ti 300 mijë herë, se ne ne atje s’kemi parë vend pune. Jemi të detyruar të vijmë këtu, dhe këta na japin këtë (njëri prej djemve tregon patëllgjanin që e heq nga bima). Ja shiko çfarë marrim këtu. Sikur ke punësuar 300 mijë vetë ti, o legen, o legen burrë. Ikni ore ordinera”, shprehen ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here