Standard.al

“Dyshime në shëndetin mendor të Thaçit”, opinionisti Berisha thirrje partive: Ndërprisni bashkëpunimin me të

0

Opinionisti Gjevat Berisha me anë të një shkrimi në gazetën “Bota sot”, i bë thirrje partive politike të ndërpresin çdo bashkëpunim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, raportimin e djeshëm të Thaçit para Komisionit Parlamentar për hetimin e dëbimit të shtetasve turq ka fyer deputët e Kosovës.

Për Kosovën do të ishte shërbimi ma i mirë nga të gjitha partitë pozitë/opozitë, që të ndërprejnë cdo bashkëpunim me Hashim Thaçin, i cili do të detyrohej të del nga ambientet e presidencës një herë e pergjithmonë!

Madje Berisha ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se sjellja e Thaçit linte vend për dyshime lidhur me shëndetin e tij mendor.

Reagimi i plotë i Gjevat Berishës:

Kërkesë për partitë politike të Kosovës

Pas sjelljeve të turpshme të Hashim Thaçit para komisionit të Kuvendit, i cili fatkeqësisht është President i Kosovës, ku fyente deputetët e zgjedhur nga populli duke e akuzuar Anton Qunin si mercenar duke i vu emra partizanësh, të cilët më së shumti e kanë djegë Drenicën, dhe akuza tjera ku i drejtohej deputetit Kurtishi, se ka lidhje intime me një ekspert, lë për ta konstatuar se kjo mënyrë e komunikimit dhe sjelljes së Presidentit i heqë rolin kushtetues të “unitetit të popullit”.

Edhe pse e gjithë kjo sjellje ishte një skenar i menduar mirë nga PDK’ja që rolin e avokatit të prsidentit ta luaj „pihuni“ i tij Hajdar Beqa, niveli i performancës së shprehjes intelektuale të Presidentit, do të ishte më pak i rëndësishëm, sikur ai gjatë paraqitjes së djeshme të mos paraqiste edhe simptoma dridhjeje dhe djersitje që shihet se sëmundjet virale të ngadalta kanë depërtu në sistemin nervor që lënë për të dyshuar në shëndetin e tij.

Për ta ndihëmuar Kosovën, dhe vet presidentin i cili është në gjendje të mjerueshme psiqike, e që nuk e dinë edhe kurë bënë shkeljen e të drejtave të njeriut që janë të sanksionuara me ligjet nderkombtare, duhet ta ndihmojmë që t’lirohet nga ky post i rëndësishëm.

Për Kosovën do të ishte shërbimi ma i mirë nga të gjitha partitë pozitë/opozitë, që të ndërprejnë cdo bashkpunim me Hashim Thaçin, i cili do të detyrohej të del nga ambientet e presidencës një herë e pergjithmonë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.