Standard.al

Deshifrimi i fosileve? Njerëzimi u zhvillua në Evropë, jo në Afrikë…

0

Homo sapiensi është në Tokë tash e 200 000 vjet – plus ose minur disa dhjetëmijë vite. Pjesa më e madhe e kësaj kohe është e mbuluar me mjegullën e parahistorisë.

Përfundimet më të reja thonë se “etërit e lashtë” të njerëzimit ndoshta janë krijuar në Evropë, para se të kenë migruar në Afrikë. Ajo që dimë është mbledhur me deshifrimin e shënimeve në fosile gjatë parimeve të teorisë së evolucionit. E megjithatë, zbulimet e reja përmbajnë potencial që kjo dije të riformësohet dhe t’i çojën shkencëtarët në përfundime të reja, më parë të pathëna.

Mu këtë e ka bërë një grumbull dhëmbësh të vjetër 8 milionë vjet. Hulumtuesit para do kohe kanë shikuar nofullën e epërme dhe atë të poshtme të majmunit të vjetër evropian. Përfundimet e tyre udhëzojnë se “etërit e lashtë” të njerëzimit ndoshta janë krijuar në Evropë para se të kenë migruar në Afrikë, gjë që do të mund të prishte konsensusin shkencor, i cili ka ekzistuar që nga koha e Darwinit.

Siç është publikuar në revistën e New Scientist, eshtrat e vjetër 8 deri 9 milionë vite janë gjetur në Nikiti, në veri të Greqisë, në vitet e 90-ta.

David Begun, antropolog nga Universiteti i Torontos, dhe ekupi i tij para do kohe kanë rishqyrtuar eshtrat e nofullës. Ata thonë se identifiki burimos ka qenë i pasaktë. Në bazës të eshtrave të syve të ngjashëm me homininin dhe me rrënjë promorale, ata identifikojnë se majmuni i përket llojit më parë të panjohur proto-hominin.

Hulumtuesit supozojnë se këta proto-homininë kanë qenë paraardhësit evolutivë të majmunit të madh Graecopithecus, të cilin i njëjti ekip e ka identifikuar në vitin 2017 si hominim i hershëm. Graecopithecusi ka jetuar në Evropën juglindore para 7,2 milionë vitësh. Nëse supozimi është i skatë, këta homininë kanë migruar në Afrikë para 7 milionë vitesh, pasi që kanë kaluar pjesën më të madhe të zhvillimit evolutiv në Evropë.

Begun thekson se Evropën juglindore dikur e kanë banuar paraardhësit e kafshëve si gjirafa e njëbrirëshi. “Është e pranuar përgjithësisht se ishte ajo faunë e gjetur shumicën e të cilës sot e hasim në Afrikë”, ka thënë si për New Scientisti. “Nëse antilopat e gjirafat mund të kenë hyrë në Afrikë para 7 milionë vitesh, pse jo edhe majmunët?”

Para do kohe ai ketë ide e ka përshkruar në konferencën e Shoqatës amerikane të atropologëve fizikë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.