Artistët kallzim penal për Teatrin në prokurorinë e Tiranës: Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund

0
112

Shkronjat e Teatrit Kombëtar u hoqën dy ditë më parë. Denoncimi u bë nga aktori Neritan Liçaj, i cili shkruante se ka nisur puna për shembjen e Teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quan këtë gjest një trup dhe një akt të rëndë.

Ditën e djeshme, katër prej aktivistëve të “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj heqjes së shkronjave mbi godinën e Teatrit Kombëtar. Para derës së Prokurorisë së Tiranës Kastriot Çipi; Robert Budina, Martin Gjonaj dhe Edmond Budina kanë kërkuar rivendosjen e shkronjave të hequra.

Kastriot ÇipiDje u bë e njohur se në fasadën e Teatrit ishin hequr shkronjat. Kanë kaluar 24 orë dhe nuk ka asnjë njoftim për shtyp.

Robert Budina: Jemi një grup që të bëjmë këtë kallëzim penal për vjedhjen e emrit të Teatrit Kombëtar. Jemi këtu për të bërë kallëzimin, më thanë se punojnë vetëm të martën dhe të enjten. Ne këtë kallëzim do ta çojmë me postë në Prokurorinë e Tiranës. Për këtë që kanë bërë në mos sot, nesër do të mbajnë përgjegjësi.

Martin Gjonaj: Kush merr vendime të tilla nga ne quhen hajdut. Nuk e rrënon dot askush identitetin e një godinë historike. Ne jemi të vendosur që kallëzimit t’i shkojmë deri në fund, por nëse nuk i kthejnë shkronjat por do kontribuojmë dhe do t’i vendosim vetë. Nëse nuk e bën qeveria do ta bëjmë vetë ne me fonde.

Edmond Budina: Padyshim që do të jemi të gjithë të bashkuar. Për këtë jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.

Shkronjat e Teatrit Kombëtar u hoqën dy ditë më parë. Denoncimi u bë nga aktori Neritan Liçaj, i cili shkruante se ka nisur puna për shembjen e Teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quan këtë gjest një trup dhe një akt të rëndë. Reagime të shumta ka pasur dhe nga opozita, ku eksponentë të PD dhe LSI janë shprehur se nuk do të lejojnë shembjen e godinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here