Altin Goxhaj “sulmon” ashpër Patozin: Vegël e Sorosit, një Ben Blush i 2017-tës

0
201

Avokati i njohur Altin Goxhaj, se regjistrimi i partisë Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi, ishte antiligjor.

I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, Goxhaj deklaroi se janë shkelur të gjitha afatet kushtetuese.

Ai gjithashtu foli edhe për arsyet që kanë bërë të mundur krijimin e kësaj partie politike, duke argumentuar se, që të kuptohet Patozi i vitit 2019 duhet të kuptohet ai i vitit 2017, ku analizoi se është i njëjti me Ben Blushin dhe po realizon të njëjtin skenar që luajti ai

“Që të kuptojmë Astrit Patozin e vitit 2019 duhet të kuptojmë Astrit Patozin e vitit 2017 kur doli në një fushatë kundër Bashës në krye të Partisë Demokratike. Ia kam thënë publikisht në Durrës, ti je Ben Blushi i PD-së, ndihmuat Ramën të vinte sërish në pushtet. I kam thënë se përse nuk e pranon dhe ta thuash publikisht se Basha është njeri i Sorosit dhe ai nuk i ka humbur zgjedhjet por i ka shitur ato. Ai ma ka thënë hapur të gjithëve që nuk ka asnjë fakt se Basha është njeri i Sorosit. Ai po merr në qafë të gjithë mbështetësit, ka ndërtuar të njëjtën skemë me Blushin për të shkatërruar përfundimisht aksionin opozitar.

Çfarë është aksioni opozitar? Nuk është ajo që po bën Basha duke bllokuar rrugët. Basha ka shpikur ortekun e kontrolluar që merr gjithë njerëzit pas si ai masivi i dëborës që shpërthen menjëherë, por Basha i shpërthen njerëzit në mënyrë të kontrolluar. Basha i ka njohur zgjedhjet sapo kanë përfunduar dhe nuk ka bërë asnjë raport mbi vjedhjen dhe blerjen e tyre, sepse ai i ka shitur ato”, deklaroi Goxhaj.

Ai shtoi se demokratët nuk duhet të bëhen budallenjë që të mos kuptojnë lojën që sipas tij, Patozi po bën.

“Ai është një Blush të cilët kanë si synim të mbledhin votat që rrjedhin që të mos dalin jashtë kontrollit. Ata që kanë frikë nga forcat anti-establishment, patriotike, anti-soros, po bëjnë gjithçka që ti bllokojnë ato. Po vijnë përherë e më shumë forca të djathta, konservatore, anti-separatiste dhe euroskeptike dhe kjo e shqetëson Sorosin ndërkohë që për këtë ai sponsorizon faktorë të rinj politik majtas dhe djathtas me Patozin këtë radhë.

Patozi është pjesë e këtij skenari dhe kësaj loje, mjafton një fakt se si shkoi nga gjykata në KQZ për të kuptuar se ky është një skenar i Edi Ramës. Ligji e parashikon qartë, në ligj pa kaluar 15 ditë nuk mundet që një formacion politik të shkojë nga gjykata në KQZ. Si mund të ndodhte kjo pa miratimin nga lart, është e thjeshtë dhe e përcaktuar në ligj, nuk lejohet, pse u bë ky përjashtim(?). Ky Patoz është po ai Blush i vitit 2017 që caktoi Bashën sërish në krye të PD, i njëjti Patoz që ka lëvizur për të marrë në qafë kritikët e Bashës”.

Ndërkohë Goxhaj foli edhe për lëvizjet e bëra së fundmi nga deputetja  Rudina Hajdari duke i cilësuar si të nxitura nga Patozi, i cili sipas tij e ka përdorur

“Rudina Hajdari është vajza e Azem Hajdarit dhe Azem Hajdari është themeluesi i 8-dhjetorit, Rudina Hajdari nuk ka qenë kurrë në këtë parti por është përdorur nga Patozi, tjetër mendim kam personalisht për Hajdarin”.

Ndërkohë sa i përket Samitit të Berlinit që do të mbahet nesër dhe temës së copëtimit të territorit të Kosovës, Goxhaj tha: “Samiti i Berlinit ua preu shansin këlyshëve të Sorosit që të ndajnë Kosovën. E kam thënë edhe më herët që kjo marrëveshje nuk do të bëhet kurrë, pavarësisht se u kapën pas një këshilltari të Trump i cili ishte një përkrahës i kësaj ideje për të copëtuar Kosovën dhe John Bolton për këtë arsye është përjashtruar nga administrate e SHBA-së. Miratimi i asaj marrëveshje do ta forconte Ramën dhe refuzimi i saj e lëkund atë.

Po ngrihet fuqishëm një lëvizje anti-establishment në gjithë Europën dhe kjo do të formësohet së shpejti, pra brenda muajit maj edhe në Shqipëri, por do të regjistrohemi në bazë të të gjitha rregullave ligjore jo si Patozi dhe shumë shpejt do të kemi një rol vendimmarrës në vend duke vendosur balancat në pushtet”.

Goxhaj paralajmëroi se të martën do të zhvillohet një protestë tek Pallati i Kongreseve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here