Zjarri dogji ‘Notre Dame’, vogëlushja bën gjestin që preku të gjithë

0
132

Një pjesë shumë e vogël gati 850 milionë eurove të dhuruara deri tani për Notre Dame vjen nga një burim shumë modest.

Një vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro në Fondation du Patrimoine, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales.

“Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe jam 9 vjeç, jetoj në Angli,”- i shkroi Caitlyn Handley në një letër të fondacionit. “Dëgjova për zjarrin e Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk është shumë, por çdo gjë ndihmon.”

Simon Handley, babai i Caitlyn, tha për CNN se vajza e tij ishte shumë e mërzitur pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja.

“Ajo u ndje keq ndaj mendoi se duhet të bënte diçka. Nuk mund të dhuronte qindra apo mijëra euro, por dha aq sa kishte mundësi,”-tha Simon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here