U arrestua pas protestës së Ramës, reagon ashpër ish-deputeti: Hakmarrje meskine

0
103

Pas dhënies së dëshmisë së tij në polici, ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është liruar ku ka bërë edhe një deklaratë për media.

Boçi  komenton shoqërimin  nga ana e policisë për incidentet në Elbasan, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, në kuadër të takimeve “Bashkia që Duam”. Me tone të ashpra shprehet se shoqërimi është hakmarrje meskine e Ramës, ndërsa shton se policia është e kapur prej tij.

“Kjo është ajo hakmarrja meskine e Edi Ramës, për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimit e tyre dhe ndaluan ardhjen e tij në Elbasan. Këta kërkojnë të burgosin opozitën, por opozita nuk mund të burgoset se opozita janë të gjithë qytetarët.  Veprimi i sotëm tregon se policia është vënë totalisht në shërbim të Edi Ramës.

Qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar, ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie. Të gjithë pamjet e regjistruar nga media, por edhe nga qytetarët që kanë qenë aty kanë treguar se policia ka qenë e armatosur deri në dhëmbë. Ka provokuar ka sharë ka fyer qytetetarët, vetëm e vetëm që kryeministri të kalonte i qetë. Administrata ishte e marrë me zor, me autobuzë. Ditët e Ramës janë të numëruara. “, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here