Sërish kontrolle nga policia/ Roli i Ragip Hajdinit, një nga aktorët e grabitjes spektakolare

0
100

Në banesën e Ragip Hajdinit nga Kosova, po kryehen sërish kontrolle nga policia me qëllim, për të mësuar rolin në grabitje. “BalkanWeb”  raporton se dyshohet të ketë qënë një organizatorëve të grabitjes spektakolare brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit.

Pikërisht në zonën e Shkëmbit të Kavajës aty ku edhe ka banesën Hajdini, dyshohet se bashkë me mikun e tij Murataj dhe Klement Çalën nisën të thurnin planin e grabitjes 6 muaj më parë.

Policia u vu në kërkim të Hajdinit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili u tha hetuesve se pjesë e grupit kriminal ishte edhe një shtetas nga Kosova rreth 50 vjeç dhe qëndronte në shoqërinë e Admir Muratajt.

Grupi i hetimit duket se nuk e pati të vështirë identifikimin e 50 vjeçarit, për sa kohë Hajdini ishte i skeduar më herët nga policia e Kosovës, por edhe sepse bashkëpunëtori i drejtësisë, arriti mes disa fotosh të vinte gishtin tek shtetasi kosovar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here