Zbulohen detaje të reja/ Artan Hoxha: Dy muaj para ngjarjes, në Tiranë, drejtori i shërbimit sekret grek

0
122

I ftuar në emisionin “Java” në “tvsh”, gazetari i investigativ, Artan Hoxha, ka bërë publik disa detaje të reja në lidhje me grabitjen e Rinasit.

Hoxha tha se vetëm dy muaj para se të ndodhte grabitja, në Tiranë ka ardhur drejtori i shërbimit sekret grek, i cili ka qëndruar dy ditë në vendin tonë.

Sipas gazetarit, me autoritetet shqiptare ai ka diskutuar pikërisht sigurinë e aeroportit, e cila kishte nxjerrë probleme dhe për to, e ndër të tjera pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe grupi i cili e realizoi atë.

“Dy muaj para se të ndodhnin këto ngjarje në Tiranë ka ardhur drejtori i shërbimit sekret grek dhe një nga çështjet e diskutuara ka qenë siguria e Aeroportit të Rinasit, e cila kishte nxjerrë probleme dhe për ta. është diskutuar edhe çështja e personave të përfshirë në grabitje sepse është i njëjti grup që theu sigurinë në burgun grek në vitin 2013 dhe u arratis. Ky grup, që për gjashtë vite me radhë ishte në objektivin e autoriteteve greke, i ka detyruar zyrtarët grek që të kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare”, tha gazetari Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here