Ish-ministri thirrje Presidentit të nisë bisedimet…

0
99

Në një kohë kur mazhoranca dhe opozita tashmë janë rreshtuar në llogoret e tyre dhe ku mesazhet për dialgon duke shumë larg, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani fton Presidentin e Republikës Ilir Meta që të nisë sa më shpejt veprimet e tij që ia ngarkon dhe Kushtetuta për krijimin e kushteve për të bërë bashkë në një tryezë mazhorancën dhe opozitën dhe për ti dhënë fund krizës politike që ka mbërthyer vendin prej më shumë se 3 muajsh.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manjani i sjell në vëmendje Presidentit pikërisht pjesë nga Kushtetuta e cila ia ngarkon si detyrë thirrjen e palëve në takim në cilësinë e përfaqësuesit të Unitetit të popullit.

Reagimi i Ylli Manjanit

I lexuar më thjeshtë, neni 86.1 i Kushtetutës do të thotë se:

  1. Shoqëria (populli) paguan keyetarin e shtetit të saj për të garantuar unitetin e saj.
  2. Uniteti i shoqërisë më së pari ruhet dhe garantohet për çështje themelore, si demokracia, liritë dhe të drejtat themelore, tërësia territoriale, historia gjuha e kultura e popullit dhe funksionimi i shtetit në tërësi.

Po për ç’demokraci, shtet e shoqëri unike flasim kur të paktën gjysma e popullit është sot jashtë sistemit demokratik?!

Kjo është dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet! Le të bëjë, të paktën aq sa bëri Presidenti Moisiu në vitin 2007, kur Edi Rama nuk u regjistrua për zgjedhjet lokale të atij viti…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here