8 milionë lekë, për çfarë? Brenda “kolibes” që u bë hit në rrjet, asgjë ska ndryshuar në Qendrën Shëndetsore

0
127

Kamera e Fax News ka hyrë brenda ambulancës së fshatit Silar në rrethin e Gramshit, e cila u promovua si një ndërtim dhe investim i rëndësishëm për zonën dhe shërbimin mjekësor.

Aty bëhet fjalë për një godinë tejet të vogël me sipërfaqe rreth 20m katror brenda së cilës mund të vendoset vetëm një krevat dhe një komodinë, pavarësisht se Bashkia e reklamoi duke thënë se tashmë banorët e zonës kanë infrastrukturën e duhur për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Brenda katër mureve bosh, edhe tualeti i të ashtuquajturës qendër shëndetësore, nuk ka përfunduar. Projekti ka kushtuar tetë milionë lekë të vjetra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here