Sulmi në Sri Lanka, gruaja e një prej autorëve hodhi veten në erë duke vrarë edhe fëmijët

0
155

Gruaja shtatzënë e një prej autorëve të sulmit në Sri Lanka ku u vranë 359 persona shpërtheu veten kur polica bastisi shtëpinë e saj.

Sipas mediave, ajo vrau veten, fëmijët e saj, por edhe policinë.

Nëntë persona, 8 prej të cilëve janë identifikuar besohet se janë autorët e këtij sulmi terrorist, duke i marrë jetën besimtarëve të krishterë në ditën e Pashkëve.

Deri tanë rreth 60 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin.

Sipas raporteve, vëllezërit Inshaf dhe Ilham Ahmed Ibrahim janë dy prej organizatorëve të sulmit, por nuk dihet se cili prej tyre shpërtheu gjatë sulmit.



Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here