Shkatërrohet “lagja e 1 mijë” shqiptarëve

0
119

“Lagja e refugjatëve”, në ishullin e Remier në Touluse, në të cilën jetojnë mbi 1 mijë persona është duke u shkatërruar, me kërkesë të komunës.

Me kërkesë të komunës së Toulusë, prefektura tha se aksioni është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe u përfundua plotësisht. Operacioni filloi në orën 8 në “kampin” e emigrantëve, ku shumica janë nga Shqipëria, e vetëm 2 janë nga Maqedonia e Veriut, shkruan media franceze “La Depeche.fr”.

Shumica e tyre janë azilkërkues, ndërsa gjysma janë fëmijë. Komuna tha se kjo është një procedurë normale, pasi njerëzit nuk mund të liheshin në ato kushte. Nën-prefekti i zonës së Haute-Garonne, Sabine Oppilliart deklaroi se njerëzit ishin të përgatitur dhe ishin paralajmëruar për aksionin, i cili në trajta të përgjithshme shkoi mirë.

Këta migrantë të evakuuar do të merren me kujdes nga shërbimet shtetërore. Ata do të fitojnë azil, nëse e meritojnë, pas trajtimit të secilit rast. Ndërkaq, për momentin emigrantët janë dërguar në strehimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here