Standard.al

“Rama ka kapur pushtetet”, Shehaj ngre alarmin: Vendi në një situatë të jashtëzakonshme

0

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se vendi është në një situatë të jashtëzakonshme. Shehaj deklaroi se Rama ka kapur të gjitha pushtetet.

“Jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Vendi është në krizë të thellë politike, sociale dhe ekonomike.

Edi Rama ka kapur të gjitha institucionet e vendit, që parimisht duhet të jenë të pavarura. Rama ka me vete kryebashkiakë që flasin në telefon me kriminelë me damkë, ka njerëz që kanë lidhje me krimin e organizuar. Këta kryebashkiakë duhet të ishin sot në burg dhe jo në krye të Bashkive”, deklaroi Shehaj.

Agron Shehaj theksoi se Shqipëria nuk plotëson kushtet më elementare të një Republike Parlamentare. Shehaj tha se vendi ynë nuk mban zgjedhje të lira e të ndershme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.