Standard.al

“Plas” edhe Ruçi…”Nuk po shfaqet në RTSH, masa urgjente që transmetimi të funksionojë

0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka reaguar sot për transmetimin e seancave të Kuvendit në RTSH. Ruçi i revoltuar ka reaguar me kritika sepse deputetët nuk shqetësohen se nuk po shfaqen në TV.

Deputetët nuk shqetësohen as për veten e tyre, që nuk po shfaqen në televizionin publik, ndaj duhen marrë masa urgjente që kanali “RTSH Kuvend”, të funksionojë, tha ndër të tjera Ruçi.

Më poshtë fjala Gramoz Ruçit:

Duke përfunduar çështjen kolegë depute, duke ndjekur raportin, duke parë edhe rezolutën desha të ngrija edhe unë tri çështje:

Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe ata, nëse na kanë ndjekur në këtë seancë, na shprehin pyetjen: “Ç’raportim e diskutim po bëni ju kur televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë që ju kam çuar në sallën e Kuvendit nuk i ndjek dot ato qe ju diskutoni në parlament e flisni për paradat e sukseseve tuaja?”

Është i vetmi kanal televiziv që taksapaguesit shqiptarë, votuesit e tu dhe të mi ( i drejtohet z. Musa Ulqini, në një komunikim pa mikrofon nga salla), janë aksionerë në financat e TVSH-së.  Prandaj, ne të zgjedhurit e tyre, zgjedhësve tanë u jemi borxhlinj e duhet të përfshihet i gjithë debati, që kemi zhvilluar në komision dhe seancë, e kjo duhej përfshirë në rezolutë.

E dyta, vërtitet një kanal tjetër, që preku pak znj. Milva: RTSH Kuvendi. Diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten e tyre. Kur do të transmetohet Kuvendi në këtë kanal në mënyrë permanente?

Kur? Duke u përsëritur çdo vit kështu?

E treta, një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara. Kërkojnë nga ne se kur TVSH do të mundësojë të ndjekin Kuvendin përmes gjuhës së shenjave? Ndaj, raportimet në Kuvend dhe rezolutat e Kuvendit nuk duhet të jenë të rreme, duhet të jenë efektive, brenda të gjitha shqetësimeve, që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur ne këtu.​

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.