“Pashë të madhin Zot, pse po na vret o vëlla? Çfarë të kanë bërë fëmijët e mi…”

0
170

Situata po bëhet edhe më shumë shqetësuese, alarmi i ngritur për injektimin e hormoneve tek fruta-perimet ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Sipas një investigimi të kryer së fundmi nga Top Channel, rezulton se fermerët injektojnë 4 fishin e normës së hormoneve.

Në lidhje me këtë rrezik që po i kanoset qytetarëve ka reaguar edhe aktivisti Ilir Hoxholli.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë disa pyetje fermerëve.

Ai kërkon përgjigje se pse po na vrasin me produktet e tyre, ku ndërkohë nuk u kemi bërë asgjë.

Më tej ai shton se fermerët “mashtrues”, mund t’i shpëtojnë njeriut, por jo zotit.

Postimi i plotë

Pse po na vrisni?
E kuptoj që shumë hallkave në vendin tonë mund t’iu shmangesh, por doja të dija, ky tregtari që merr miellin e skaduar, ky fermeri që nuk le helme pa futur, ky blegtori, ky e ky prej duarve të cilëve ne u besojme jetën, që ushqehemi, pse po na vret o vlla, o motër pse po më vret…? Ç’të kam bërë? Po fëmijët e mi ç’të kanë bërë, ne të duam, vijmë tek ti që ti të fitosh, të rrisësh fëmijet e tu, por si të ben zemra e të me vrasësh fëmijët? Si vllai im? Si motra ime? Ti nuk i ke parë se sa buzeqeshin dhe gëzojnë fëmijët kur ushqehen me produktet e tua, ata nuk e dinë se ti u ke përgatitur vdekjen. Ata nuk e dine se ti për pak fitim më shume nuk pyet për jetën e tyre. E di që mund t’u shpëtosh çdo kontrolli, por ki frike Zotin, se Ai shikon çdo hap tëndin. A mendon se do ta shijosh atë pasuri? Ndaj mos i mallko fëmijet e tu duke helmuar fëmijët e të tjerëve. Cdo ditë po na merrni njerëzit e afërm, nga kanceri, cdo ditë po degjojmë për miq e shokë qe po na i largoni prej nesh. Pashë të madhin Zot, tregoni që jeni njerëz e boll na vratë ne dhe fëmijët…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here