“Kushti ynë është një qeveri tranzitore”, Basha flet për një dokument

0
110

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një lidhje telefonike në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24 foli pas protestës së zhvilluar në 5 Qarqe, ku u bllokuan rrugët.

Basha deklaroi se është i vendosur për krijimin e një qeverie tranzitore.

Basha tha se opozita e tij e një platformë të qartë se si mund të funksionojë qeveria tranzitore

“Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. Beteja për pushtet bëhet në zgjedhje, kjo betejë bëhet për t’i dhënë fund gjendjes së grushtit të shtetit ku ndodhemi, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese me prokuror antikushtetues, me korrupsion rekord qeveritar. Jemi në rekordet e krimit të organizuar, shteti i kapur nga krimi i organizuar, pra në gjendje kolapsi total: krizë kushtetuese dhe politike e pastaj vijnë kriza politike dhe sociale. Kërkojmë të kthejmë themelin e bashkëjetesës demokratike: votën e lirë. Zgjedhjet e ardhme janë të domosdoshme për të kthyer legjitimitetin, formula e vetme është që kujdestar i tyre s’mund të jetë ai që i ka kapur këto zgjedhje, ndaj edhe kushti ynë është një qeveri tranzitore. Që të shkojmë në zgjedhje do të duhet një qeveri që respekton ligjin në radhë të parë. ne nuk duam pushtet në tavolinë. Beteja është për të sjellë standarde normale, rregulla loje europiane”, tha ai.

Ylli Rakipi: Nuk shohë platformë që t’ja prezantoni shqiptarëve? Pra që ju do bëni diçka tjetër nga Edi Rama? A keni një platformë të qartë?

Platforma jonë për oligarkinë është ligj antimafia që e kam diskutuar edhe me ju. Ne i kemi përmendur oligarkët me emër e mbiemër, nuk fshehim e nuk mbrojmë asnjë prej tyre.

Enton Abilekaj: Si do shkojmë në zgjedhje, qeveri tranzitore thoni ju? Si e mendoni ju, si do jetë?
Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër i asnjë palë zgjedhjeve më. Ky njeri nuk mund të jetë më në krye të qeverisë pasi aty i dhunon zgjedhjet. Sa i përket qeverisë tranzitore, me largimin e Ramës hapet rruga për një pakt politik të ri me përfshirjen e të gjitha partive politike, përfshi këtu edhe PS. Ka një dokument për krijimin e qeverisë tranzitore. Kemi platformë edhe për të. Do ju ftojmë ju ta diskutojmë dhe të gjitha grupet e interesit. Kemi gjithë vizionin për ta shpalosur.

Erl Murati: Pse nuk bllokoni rrugën e Surrelit, apo ministrat për të hyrë në zyrë, pasi bllokimi i rrrugëve mund të kthehet në bumerang për ju…
Asnjë opozitë nuk ka folur me fakte më shumë se ne. Ne kemi folur me faktet më të forta që ka folur ndonjëherë një opozitë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here